75 Mall Live Search
23:40 / E Shtunë, 13 Prill 2019 / indeksADMonline

Jonida Maliqi ‘pushton’ skenën e Eurovisionit me 500 valltarë në skenë

Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi këtë vit do të përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision.

Ajo me këngën “Ktheju Tokës” ka arritur të pëlqehet e madje edhe të renditet e dyta sipas faqes zyrtare ‘Wiwibloggs’.

Jonida ka qëndruar në Amsterdam për disa ditë, ndërsa më pas ka udhëtuar në Tel Aviv të Izraelit për të bërë xhirimet e videoklipit dhe ka njoftuar për programin që do ketë në festival.

Këngëtarja shqiptare pritet të bëjë një performancë magjike në skenën e Eurovision, ajo do të ngjitet në skenë me më së paku 500 anëtarë të tjerë të trupës së baletit që do ta shoqërojnë gjatë performimit./Indeksonline/