09:52 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Jonida Maliqi sonte ngjitet në skenën e Eurovizionit, ky është mendimi i jurisë për të

Sot në mbrëmje do të jemi të gjithë sy e vesh tek Jonida Maliqi dhe performanca e saj në skenën e Eurovizionit në Tel Aviv, në Izrael. “Ktheju Tokës” deri më tani ia ka dalë mjaft mirë dhe disa detaje ekskluzive nga Tel Avivi, Sokol Marsi i cili është pjesë e delegacionit, ka bërë një lidhje direkte me “Mirmengjes Shqipëri” në TVSH për të rrëfyer detaje të reja.

Sokol Marsi ka treguar se mbrëmjen e djeshme janë mbajtur provat gjenerale ku juritë e shteteve kanë votuar dhe sipas tij, Jonida Maliqi ka dhënë një performancë shumë të mirë sidomos përsa i përket teknikës së zërit. Nuk duhet harruar që vota e jurisë kontribuon 50% në vlerësimin final ndërkohë 50% tjetër plotësohet nga votat e publikut.

Më tej Marsi ka treguar se përsa i përket pritshmërive janë të larta sepse edhe “PR” që ajo dhe kënga ka pasur këtë vit ka qenë me e mirë dhe Jonida Maliqi është bërë pjesë e të gjitha aktiviteteve dhe takimeve në të gjithë hapat e produksionit të Eurovizion.

“Presim të na kthehet e gjithë puna me kalimin në finale. Kemi punuar shumë për të arritur këtu. Që kur Jonida Maliqi fitoi në Festivalin e Këngës ne ia kemi nisur nga puna. Është realisht një rrugëtim i gjatë dhe presim rezultate të mira” – ka treguar Sokol Marsi.

Ndërkohë një detaj tjetër ka ardhur në lidhje me Festivalin e Këngës.

“Festivali i Këngës në RTSH këtë vit do të ketë një surprizë të madhe, do të ketë një lidhje të ngushtë me Eurovizionin sepse producentë të Eurovizionit do të vinë për të qenë pjesë e organizimit” – ka vazhduar ai duke i bërë thirrje të gjithë këngëtarëve të bëhen pjesë e Festivalit për të pasur mundësinë e përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovizion.

Lajmi i fundit që u konfirmua nga Sokol Marsi është se po, Madonna do të jetë e pranishme në finalen e Eurovizionit dhe do të performojë në skenën e Tel Aviv.

Numrat ku mund të votoni për Jonida Maliqin, ju që jetoni jashtë Shqipërisë janë këto: