Jonida Maliqi tregon linjat nga pishina
Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi, ka shijuar një pushim të merituar muajve të fundit, që pas prezantimit të saj në “Eurovision”.
Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, Jonida ka treguar se ka nisur pushimet, ndërsa është shfaqur duke u relaksuar në pishinë në disa nga imazhet e fundit të ndara me ndjekësit.