10:47 / E Diele, 31 Maj 2020 / indeksADMonline

Jonida tregon se cili është këngëtari i preferuar i saj dhe Besnikut

Me anë të një videoje në llogarinë e saj duke kënduar këngën ‘Ditë dimri’, moderatorja e njohur, Jonida Vokshi ka treguar se cili është këngëtari i preferuar i saj dhe bashkëshortit të saj, Besnik Krapi.

“I preferuari ynë, Aleksandër Gjoka”, ka shkruar Jonida krah videove në ‘Instastory’.

Kujtojmë se prej disa kohësh Vokshi është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ka ndarë një sërë momentesh krah partnerit të saj duke treguar si e kanë kaluar vetizolimin.