75 Mall Live Search
12:25 / E Enjte, 15 Shtator 2022 / AR

Jonida Vokshi do të prezantojë “BBV Kosova”, Arbana Osmani i ka dy fjalë për “rivalen” e saj

Jonida Vokshi, aktore dhe prezantuese, dikur imazh për shumë vite i Digitalb në periudhën e artë, do të jetë bashkëprezantuese me partnerin kosovar Alaudin Hamiti në BB VIP.

Lajmin e bën të ditur vetë faqja zyrtare e BB VIP Kosova.

Pavarësisht konkurrencës që programi mund të ketë me formatin në Shqipëri, raportet mes produksionit të secilit duket shumë i mirë.

Madje, Arbana Osmani që ka prezantuar “Big Brother” edhe në versionin klasik në vendin tonë nuk ka ngurruar t’i lëjë një koment Jonidës.

Krah postimit të saj në Instagram, Arbana shkruan: “Suksese, zemër” teksa i ka dërguar edhe një përqafim.