75 Mall Live Search
13:07 / E Hënë, 10 Tetor 2022 / AR

Jonida Vokshi është prova e gjallë që njeriu nuk ndryshon edhe pas 11 vitesh…

Disa njerëz kanë lindur dhe do plaken fëmijë. Ky është rasti i Jonida Vokshit e cila duket se nuk do të ndryshojë kurrë. Moderatorja e “Big Brother Vip Kosova” ka postuar disa foto të 11 viteve më parë dhe duket njësoj si sot.

Jonida Vokshi prej më shumë se një dekadë ishte imazhi kryesor i “Digitalb”, por paralelisht me televizionin ka luajtur në teatër dhe kinematografi.

Vitet e fundit i është besuar drejtimi i disa spektakleve të rëndësishme si Festivali i Rtsh, “Gjeniu i vogel” dhe së shpejti do ta shohim edhe si moderatoren e Big Brother Vip Kosova.