75 Mall Live Search
12:56 / E Hënë, 30 Shtator 2019 / indeksADMonline

Jonida Vokshi ka një falënderim të veçantë për suksesin me projektin e fundit

Filmi shqiptar “Open Door” apo “Dera e hapur” e mbylli rrugëtimin e tij në Festivalin e Filmit të 25-të në Sarajevë, kryesisht me kritika pozitive.

Ky film e trajtonte si tematikë jetën patriarkale të shoqërisë shqiptare.

Historia e filmit na tregon rrugëtimin e dy motrave. Rudina dhe Elma shkojnë te babai i tyre në fshat, tek e shkuara, fëmijëria e tyre. Motra e vogël kthehet shtatzënë dhe e pamartuar, nga Italia. Pas shumë peripecish dhe një mori marrëdhëniesh midis tyre, në një moment në histori ato i lidh e shkuara dhe i bën bashkë derisa ja dalin të shkojnë të babai i tyre në fshat.

Aktorja Jonida Vokshi luan rolin e Elmës. Ajo i është falënderuar të gjithëve për sukseset dhe besimin e dhënë për të qenë pjesë e këtij projekti filmik. /Indeksonline/

View this post on Instagram

Faleminderit @florencpapas qe me besove kete rol dhe kete projekt tendin??Pervecese nje filmi shume te mire fitova dhe nje shok shume te mire☺️Dhe kjo vlen edhe per @lulibitri @gertaqurku @maxwellguzja_official dhe kedo ka qene pjese e filmit “Open Door” qe pas sukesesit ne @sarajevofilmfestival u prit aq mire mbreme nga publiku shqipetare dhe miqte e kolege te mijte??Faleminderit @gondomi per pritjen e ketij filmi ne mbylljen e Tirana Film Festival (TIFF).Faleminderit @besnikkrapi qe sa here bashkepunojme,me qendron prane profesionalisht dhe ben aq shume per mua❤️ Faleminderit te gjiitheve atyre qe ishim ne salle,e qe me kane uruar!Me keni dhene shume lumturi??❤️

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial) on