75 Mall Live Search
11:40 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Jonida Vokshi konfirmon lidhjen me aktorin e ‘O Sa Mirë’

Aktorja dhe moderatorja e njohur nga Shqipëria ka konfirmuar lidhje e saj me aktorin dhe producentin kosovar, Besnik Krapin.

E ftuar në emisionin ‘Xing me Ermalin’ Jonida ka rrëfyer lidhjen e saj të dashurisë më aktorin e njohur.

Ajo ka treguar se ata të dy u njohën gjatë xhirimeve të serialit vendor ‘O Sa Mirë’ dhe që nga ajo kohë janë të pandashëm.

“Unë me të jam njohur tek seriali “O sa mirë”, pasi ishim të dy pjesë e kastit. Kemi qenë miq në fillim dhe duke u njohur dhe duke kaluar kohë bashkë u dashuruam. Si dy të dashuruar vjen një moment që konkludohet dashuria”, u shpreh Jonida

Ajo madje deklaroj se ata shumë shpejt po planifikojnë të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë./Indeksonline/