10:50 / E Shtunë, 30 Mars 2024 / A. M.

Jonida Vokshi publikon momente shumë intime me burrin, madje kërkon falje për këtë gjest

Jonida Vokshi është një ndër aktoret dhe prezantueset më të dashura për publikun.

Ajo u bë shumë e njohur me rolin e saj si vajza e drejtorit në serialin vendor “O sa mirë”.

Ndërkaq, që nga viti i kaluar është bërë e njohur edhe si prezantuese e Big Brother VIP Kosova, gjë të cilën po e vazhdon edhe këtë vit.

Në fotografinë e fundit ajo shihet në momente intime me burrin e saj dhe madje me ironi ka kërkuar falje për këtë gjë.