Jonida Vokshi tejet e lumtur, pasi u bë nënë për herë të parë

Aktorja e njohur shqiptare, Jonida Vokshi, ka disa ditë që është bërë nënë për herë të parë.
Ajo dhe burri i saj Besnik Krapi, u bënë prindër për herë të parë, duke iu gëzuar ardhjes në jetë të vajzës së tyre, shkruan Indeksonline.
Jonida, ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram disa fotografi ku shihet tejet e lumtur pranë vajzës së saj.
“Faleminderit ZOT për këtë bekim!”, ka shkruar Jonida përkrah fotografive së bashku me të bijën. /IndeksOnline/

