75 Mall Live Search
17:48 / E Diele, 12 Korrik 2026 / G T

Jordan Henderson jep shembullin e një lideri, u shfaq në stolin e Anglisë me krahun në gips

Mesfushori i Anglisë, Jordan Henderson, ka dëshmuar edhe një herë përkushtimin e tij ndaj kombëtares, pavarësisht një dëmtimi të rëndë.

Vetëm pak ditë më parë, 36-vjeçari iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në krahun e majtë, pasi pësoi një lëndim të pazakontë gjatë festimeve me bashkëlojtarët e Anglisë, shkruan Indeksonline

Megjithatë, kjo nuk e pengoi Hendersonin që të ishte pranë skuadrës në çerekfinalen e Kupës së Botës ndaj Norvegjisë. Ai u pa në stolin e “Tre Luanëve” me krahun në gips, ndërsa mori pjesë edhe në nxehmjen e futbollistëve, duke treguar gatishmërinë për të ndihmuar ekipin nëse do të ishte e nevojshme.

Edhe pse nuk u aktivizua nga trajneri Thomas Tuchel, prania e tij pranë skuadrës u vlerësua si një shembull i lidershipit dhe përkushtimit maksimal ndaj fanellës së Anglisë./Indeksonline/