75 Mall Live Search
15:24 / E Enjte, 18 Janar 2024 / Gj. Sh

Jordan Henderson largohet nga Arabia, arrin në Amsterdam për të nënshkruar me klubin e ri

Futbollisti i Kombëtares së Anglisë, Jordan Henderson ka arritur në Holandë.

Henderson pritet që për pak minuta të zyrtarizohet si futbollisti më i ri i Ajaxit, shkruan Indeksonline

33-vjeçari ka arritur në Amsterdam dhe së shpejti do të prezantohet me fanellën e klubit holandez.

Mesfushori anglez nuk u përshtat me klimën në Arabi sa ishte te Al-Ettifaq, prandaj kërkoi largimin nga klubi edhe pse kishte kontratë deri në vitin 2026.

Hendo zhvilloi 17 paraqitje në Ligën Profesionale në Arabinë Saudite dhe bëri katër asiste./Indeksonline/