Jordan Henderson: Pse zgjodha Ajaxin? Sepse është një nga klubet më të mira në botë

Futbollisti i Kombëtares së Anglisë, Jordan Henderson është larguar nga Arabia Saudite dhe është transferuar në Ajax.
Henderson sot doli në konferencë për media dhe tregoi arsyen pse zgjodhi klubin holandez edhe pse pati oferta nga skuadrat tjera, shkruan Indeksonline
“Pse Ajaxi? Sepse është një nga klubet më të mira në botë. Klubi më i madh në Holandë. Është një mundësi e artë për mua dhe dua t’i ndihmojë klubit për të arritur objektivat”, u shpreh Henderson
Mesfushori anglez do ta bartë fanellën me numrin gjashtë te skuadra e Ajaxit.
Futbollisti anglez ka mundësi që gjatë ditës së dielë të bëjë debutimin e tij me fanellën e kampionit të shumëfishtë në Holandë.
Ajaxi të dielën luan ndaj RKC Waalwijk nga ora 16 e 45./Indeksonline/