20:24 / E Hënë, 27 Qershor 2022 / AR

Jordani, dhjetë viktima dhe 251 të plagosur nga rrjedhja e gazit toksik

Dhjetë njerëz humbën jetën të hënën dhe më shumë se 250 të tjerë po marrin trajtim pas një rrjedhjeje të gazit toksik në portin Aqaba të Jordanisë.

Një kontejner magazinimi i kimikateve ra gjatë transportit si pasojë e një mosfunksionimi të vinçit, bëri të ditur Drejtoria e Sigurisë Publike (PSD) për mediat shtetërore.

Pamjet në televizionin shtetëror treguan një cilindër të madh duke u shkëputur nga një vinç në një anije të ankoruar, çka solli dhe shpërthimin e dhunshëm të gazit të verdhë.

Numri i të vdekurve u rrit në dhjetë, tha Faisal al-Shaboul për AFP, duke përditësuar shifrat fillestare prej pesë viktimash.

Merdiat shtetërore bënë të ditur se Kryeministri Bishr Khasawneh dhe ministri i Brendshëm Mazen al-Faraya u nisën për në vendin e aksidentit.