Jordi Alba shënon supergol për Inter Miamin (VIDEO)

Pasi fitoi titullin në Konferencen Lindore të MLS-së, Inter Miami ka shënuar fitoren e parë në play-off.
Në orët e para të mengjesit, Inter Miami mposhti skuadrën e Atlanta Utd, me rezultat 2-1, në ndeshjen e parë të play-offit, shkruan IndeksOnline.
Dy ish futbollistët e Barcelonës, Luis Suarez dhe Jordi Alva shënuan golat e kësaj fitore.
Sulmuesi uruguaian ishte i pari që dërgoi topin në rrjetë qysh në minutën e dytë.
Por goli më i rëndësishëm i cili i silloi fitoren Inter Miamit, ishte ai i Jordi Albas, në minutën e 60-të.
Mbrojtësi spanjoll shënoi një supergol nga një distancë rreth 25 metra.
Ndeshja e kthimit mes Atlanta Utd dhe Inter Miamit zhvillohet me 3 nëntor./IndeksOnline/