Jordyn flet për herë të parë për lidhjen me Tristan- Reagon ashpër Khloe Kardashian
Personazhi i shtypit rozë kohët e fundit ka qenë shoqja e Kylie Jenner, Jordyn Woods e cila po akuzohet se ka filtruar me të dashurin e Khloe Kardashian, Tristan Thompson.

Gjatë natës së mbrëmshme, Jordyn në një intervistë ka folur për herë të parë për lidhjen e saj me Tristan, transmeton Indeksonline.

Ajo ka thënë që ajo është puthur njëherë më Thompsonin dhe nuk ka pasur asgjë më shumë.
I shpejtë ka qenë reagimi i Khloe e cila përmes një postimi në Twitter tregua e ashpër me Jordyn.

’Po pse gënjen o Jordyn. Nëse po përpiqesh që ta shpëtosh veten publikisht, në vend që të më marrësh privatisht për të kërkuar falje fillimisht, të paktën ji e sinqertë për historinë tënde. Meqë ra fjala ti je arsyeja pse familja ime u përça’ shkruan Khloe.
Nuk është hera e parë që në lidhjen e Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson ka kriza./Indeksonline/
