23:44 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / Blerim

Jorgen Sampaoli emërohet trajner i skuadrës së madhe franceze!

Trajneri argjentinas, Jorge Sampaoli emërohet në krye të ekipit të parë të Olympique Marseille.

Lajmin e ka njoftuar vet klubi francez përmes një komunikate për media.

Sampaoli ka nënshkruar kontratë e cila do ta mbajë atë në Marseille deri në vitin 2023.

Ky nuk është ndryshimi i vetëm që është bërë në Marseille. Pablo Longoria emërohet president i bordit drejtues të francezëve.

“Olympique de Marseille sot po hap një kapitull të ri në historinë e tij të madhe” – shkruhej në komunikatë.

Sampaoli së fundmi ishte trajner i ekipit Atletico Mineiro, ndërsa në të kaluarën ka qenë trajner i Sevillës dhe përzgjedhës i Argjentinës.