13:05 / E Martë, 23 Korrik 2019 / indeksADMonline

Jorginho e ‘sakaton’ Griezmannin

Debutimi i Antoine Griezmann me fanellën e Barcelonës nuk ka qenë edhe aq i ëmbël.

Kjo pasiqë francezi ka marrë një goditje të rëndë pas një dueli që pati me Jourginhon, në ndeshjen që po zhvillohet aktualisht kundër Chelseat.

Megjithatë pas tretmanit mjekësor që morri për disa minuta, Griezmann arriti ta vazhdonte ndeshjen.

Ai është në qendër të vëmendes te tifozët e Barcelonës të cilët e kanë mirëpritur transferimin e tij nga Atletico Madridi për 120 milionë euro. /Indeksonline/