23:20 / E Premte, 12 Nëntor 2021 / C E

Jorginho “flak” kualifikimin e Italisë në minutat e fundit: luhet “all in” të hënën në Belfast

E gjitha e shtyre për të hënën në mbrëmje.

Italia që donte të mundte Zvicrën për të mbyllur kualifikimin nuk kaloi përtej 1-1 në Olimpico të Romës para 50 mijë shikuesve.

Fillimi fals i kampioneve që u nënshtruan në 20 minutat e para, të befasuar nga një Zvicër që kaloi menjëherë në avantazh dhe vazhdoi të luante lojën e tyre për aq fuqi Italia u fut vonë në lojë, në pjesën e dytë futi kundërshtarët poshtë por nuk arriti ta përmbysë, duke bërë një gabim me Jorginhon në minutat e fundit.

Mesfushori kampion Europe dhe fitues i Champions me Chelsea, gaboi nga pika e bardhe duke e goditur topin totalisht mbi traun e Sommer.