75 Mall Live Search
09:01 / E Enjte, 20 Qershor 2019 / indeksADMonline

Jorginho i gatshëm të lë Chelsean dhe të bashkohet me Sarrin

Jorginho është i gatshëm të largohet nga Chelsea për të ndjekur Maurizio Sarrin te Juventusi një vit pasi u transferua në Stamford Bridge nga Napoli.

Sarri pritet të prezantohet sot te Zonja e Vjetër dhe një ndër objektivat është edhe mesfushori që një vit më parë i kushtoi 20 milionë funte duke mposhtur konkurrencën e Manchester Cityt.

Agjenti i lojtarit, Joao Santos ka pranuar se është i gatshëm të negocioj nëse ka një interesim nga Juve, shkruan Indeksonline.

Chelsea ka një kontratë katërvjeçare me djalin. Do të presim disa ditë për të kuptuar nëse ka ndonjë të vërtetë në këtë interes

E kaluara e tij në Napoli nuk do të jetë një problem, sepse Jorginho është një profesionist“.

Tani për tani, Jorginho është i lumtur në Chelsea. Ai gjeti një atmosferë të mrekullueshme dhe nuk mund të themi se do të donte të shkonte diku tjetër, por gjithçka mund të ndodhë në tregun e transferimeve. Ne do të presim dhe do të shohim …

Komentet paraqesin një problem për Chelsean dhe shefin e mundshëm të ri Frank Lampard me klubin që nuk mund të nënshkruajë një zëvendësim nëse Jorginho largohet për shkak të ndalimit të transferimit të tyre. /IndeksOnline/