Jorginho, lojtari më i mirë i vitit nga UEFA

Mesfushori i Chelseas, Jorginho është zgjedhur futbollisti më i mirë në Evropë nga UEFA.
Jorginho së bashku me skuadrën e tij, Chelsea, fitoi Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës, transmeton Indeksonline.
Mesfushori i njohur po ashtu me kombëtaren e tij, Italinë, fitoi Kampionatin Evropian.
Ai mposhti Ngolo Kanten dhe Kevin de Bruyne për ta fituar këtë çmim./Indeksonline/