75 Mall Live Search
19:23 / E Diele, 28 Nëntor 2021 / C E

Jorginho protagonist i derbit, Chelsea dhe Manchesteri ndajnë pikët

Chelsea dhe Manchester United kanë ndarë pikët.

Derbi i Premierligës ka përfunduar në barazim 1-1 në ndeshjen e javës së 13-të, shkruan Indeksonline.

Manchester United kaloi në epërsi në minutën e 50-të me golin e shënuar nga Sancho.

Rezultatin e barazoi Jorginho në minutën e 67-të nga penalltia.

Chelsea mbetet në vendin e parë me 30 pikë, një më shumë se Manchester City dhe dy më shumë se Liverpooli.

Manchester United është në vendin e tetë në tabelë me 18 pikë të grumbulluara. /IndeksOnline/