Jori e ‘BBVA’ në lidhje me reperin italian?

Jori Delli, modelja shqiptare dhe banorja e Big Brother VIP Albania, ka spikatur gjatë ditëve në shtëpi për sinqeritetin dhe rehatinë që ka për të folur për jetën personale dhe lidhjet dashurore. Mirëpo, a mund të jetë duke na fshehur diçka?
Gjatë një hulumtimi të vogël në Instagram, Jori dhe rreperi i njohur italian Fred de Palma, kanë postuar në llogaritë e tyre foto nga i njëjti vend gjatë pushimeve në Maldive, me vetëm një ditë diferencë.
Fred de Palma i dha fund lidhjes së tij me aktoren italiane Beatrice Vendramin vitin e shkuar, duke e bërë atë tërësisht të disponueshëm për një lidhje të re. Mbetet për t’u parë nëse do të kemi një konfirmim të lidhjes nga ana e Jorit ose rreperit.

