75 Mall Live Search
18:53 / E Hënë, 25 Gusht 2025 / F.R

Jori tregon arsyen pse ishte larg rrjeteve sociale: Babai pësoi infarkt

Modelja shqiptare dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Jori Delli, ka ndarë me ndjekësit një përvojë shumë të rëndë familjare që e ka mbajtur larg rrjeteve sociale këto ditë.

Në një postim emocional në Instagram, Jori tregoi se babai i saj pësoi infarkt gjatë një vizite në Shqipëri, por fatmirësisht i shpëtoi rrezikut për jetën falë ndërhyrjes së shpejtë në Tiranë.

“Këto ditë kam munguar nga rrjetet sociale sepse babai im u sëmur shumë rëndë. Ai ndodhej për disa ditë në Shqipëri dhe pësoi një infarkt. Fatmirësisht, vëllai im shkoi ta vizitonte dhe arriti ta conte në kohë në spital,” ka shkruar Jori në Instastory.

Megjithatë, modelja shpreh zhgënjimin e saj të thellë për mungesën e kujdesit në spitalin e Vlorës, ku sipas saj babai nuk mori trajtimin e duhur dhe u desh të dërgohej me urgjencë në Tiranë.

“Në Vlorë nuk mori kujdesin e duhur: spitali atje nuk është aspak i përgatitur për raste emergjente. Mendoni që e dërguan në Tiranë dhe ambulanca mbërriti vetëm pas një ore,”, rrëfen modelja./IndeksOnline/