19:09 / E Mërkurë, 15 Maj 2019

Josa: Feronikeli ka një ekip shumë të mirë

Prishtina mposhti Trepçën ’89 me rezultat 3-0 në ndeshjen e parafundit të Superligës së Kosovës në futboll.

Trajneri i skuadrës nga kryeqyteti ka thënë se skuadra e tij kishte ngarkesë në këtë ndeshje edhe pse e fituan atë.

Kishim një ngarkesë të madhe nga ndeshja kundër Llapit, ekipi mu duk i tensionuar edhe më shumë se me Llapin. Trepça u mundua ta qarkulloj topin pati edhe shancën ku goditi edhe shtyllën. Do të kishte qenë ndryshe jo që nuk kishim mundur, por tensioni i skuadrës do të ishte i atillë”, tha Josa në një deklaratë për Supersport.

I pyetur për finalen kundër Feronikelit, Josa tha se është në dijeni për cilësinë e skuadrës kundërshtare. Deklaroi se ndeshjet i ka fituar me shpirt dhe me gjak.

Unë e di që ka një skuadër që ka marr rezultatet me gjak me vrapim dhe me angazhim. Di nivelin e Feronikelit ka një ekip të mirë ka edhe stolin mjaftë të mirë do të jetë në një ndeshje e vështirë”, ka deklaruar trajneri nga Shqipëria. /IndeksOnline/