Josa flet nga Gjibraltari, thotë së Prishtina mund ta fitojë ndeshjen me St. Joseph’s
Prishtina barazoi në ndeshjen e parë 1-1 kundër St. Joseph’s në kuadër të parakualifikimeve në Ligën e Evropës.
Futbollistët e skuadrës nga kryeqyteti, pas një udhëtimi të gjatë rreth 20 orë, tashmë ndodhen në Gjibraltar.
Të hënën pas dite ata zhvilluar stërvitjen e fundit.
Trajneri Mirel Josa është i bindur që nëse ekipi jep 100%shin, do të kualifikohet në rrethin e parë.
“Është e rëndësishme të rikuperojmë skuadrën nga udhëtimi dhe të japim maksimumin nesër duke qenë se për ne ka shumë rëndësi ndeshja për vazhdimësinë e skuadrës, për mënyrën se si do të vazhdoj të ndërtohet kjo skuadër. Por, edhe për prestigjin tonë si futboll duhet se s’bënë që skuadra të japi maksimumin. Unë jam i qetë për faktin sepse futbollistët i shoh, ata futbollistë që janë në gjendjen maksimale, jam i sigurt se do të japin njëqindpërqindtë dhe nëse futbollistët e japin këtë jam i sigurt që ne do ta fitojmë ndeshjen”, ka thënë kryetrajneri Josa për ‘prishtinafc.com’.
Ndeshja St Joseph’s – Prishtina zhvillohet të martën nga ora 17:45. /Indeksonline/