75 Mall Live Search
16:36 / E Shtunë, 02 Mars 2019 / indeksADMonline

Josa: Humbje që dhemb, duhet ta kemi qetësinë

Viti 2019-të ka nisur në mënyrë më të keqe të mundshme për Prishtinën e Mirel Josës.

Pas eliminimit nga Digitalb Kupa dhe humbjes ndaj Flamurtarit në derbi, skuadra kryeqytetase u mposht 1-0 nga Llapi në supersfidën e javës së 20-të të Ipko Superligës së Kosovës duke humbur më shumë terren në garën për titull.

Nga +1 pikë avantazh që ishte ndaj Feronikelit në fund të 2018-ës, tashmë pas vetëm 3 ndeshjeve të zhvilluara është distancuar në -5 pikë.

“Humbje që dhemb. Në pjesën e parë duhej të shënonim, por nuk i dolëm. Në të dytën Llapi na dënoi me një gol ku Dallku e Bekteshi duhej të mbulonin më mirë”, u shpreh trajneri Josa pas ndeshjes, për Supersport.

“Në të dytën humbëm qetësinë, luajtëm me topa të gjatë, gjë që s’duhet ta bënim. Feronikeli? Duhet ta kemi qetësinë. Pa qetësi s’ka asgjë. Edhe sot duhet të ishim më të qetë, sidomos me kartonët”. /IndeksOnline/