Josa i kushtoi Prishtinës 84 mijë euro
24 muaj. Kjo është periudha që trajneri shqiptar, Mirel Josa, qëndroi në krye të Prishtinës.
Ai kishte ardhur me synimin për t’i shpallur kampionë “bardhekaltrit”, por në dy edicione nuk arriti ta bënte këtë.
I vetmi sukses që do të mbetet në memorie është triumfi në Digitalb Kupën e Kosovës në vitin 2018, shkruan Indeksonline.
Trajneri shqiptar i ka kushtuar buxhetit të Prishtinës hiç më pak se 84 mijë euro, ngase paga mujore e tij ishte 3,500 euro.
Bylbyl Sokoli pritet të jetë pasardhës i tij në postin e trajnerit te Prishtina. /Indeksonline/