Josa i pakënaqur me lojën kundër Flamurtarit
Prishtina është mposhtur nga Flamurtari në “Fadil Vokrri” me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 18-të të Superligës.
Pas kësaj humbje, Prishtina ka humbur edhe vendin e parë në tabelë, shkruan Indeksonline.
Pas ndeshjes, trajneri Mirel Josa ka thënë se futbollistët bënë lojë individuale dhe nuk e shfrytëzuan epërsinë numerike.
“Nuk i lidh ndeshjet me njëra tjetrën, me Trepçën u krijua shumë këtë ndeshje luajtëm mirë vetëm 20 minutat e parë”, ka thënë Josa pas ndeshjes për Supersport.
“Pas kartonit të kuq futbollistët u ndjenë më të lirë”.
“Jam shumë i dëshpëruar për humbjen, duhet të reagonim më mirë në pjesën e dytë dhe disa raste në pjesën e parë”.
“Unë them që lojtarët nuk u morën shumë me zhvillimin e lojës por u morën me veprime individuale”.
“Në ndeshjet e radhës do të ndryshojmë mënyrën e lojës pasi që ne gabuam shumë”, përfundoi trajneri nga Shqipëria. /IndeksOnline/