15:50 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

Josa s’flet për mediat kosovare, uron Ferronikelin nga Shqipëria

Mirel Josa e merr një pagë të majme në Kosovë. Nga FC Prishtina paguhet mbi 3 mijë euro në muaj.

Por, trajneri nga Shqipëria dhe futbollistët e skuadrës bardh e kaltër qe një kohë të gjatë nuk flasin për mediat kosovare. Ishte politikë e klubit për t’iu shmangur mediave dhe për t’iu përkushtuar trofeve – titullit e Kupës, e të cilët Prishtina i humbi që të dy.

Tani kur edicioni për FC Prishtinën ka marrë fund, Josa sërish nuk ka folur për mediat kosovare, duke e zgjedh një media nga Shqipëria. “Jam i kënaqur me ekipin, me sezonin, me djemtë me të gjithë. Më vjen keq që nuk ia dolëm dot të fitonim titullin dhe të kënaqnim tifozërinë”, pohoi Josa për “Panorama Sport”.

”Dua të them që skuadra tregoi lojë të mirë, e mbajti stresin, ishte e përpiktë, por në fund nuk ia doli, edhe pse luftoi në çdo sekondë”, tha ai.

Josa e ka uruar Feronikelin që e quan kampion meritor.

”Nga ana tjetër, dua të uroj Feronikelin për titullin. E meritoi që të dilte kampion, sepse fitoi në fushë. Unë, nga ana tjetër, jam krenar për lojtarët e mi, të cilët bënë gjithçka të dilnin kampionë edhe këtë vit. Ndonjëherë fati nuk është me ty apo me skuadrën, por unë them se kemi bërë një kampionat shumë të mirë”, deklaroi ai.

”Nga ana tjetër, dua të uroj Feronikelin për titullin. E meritoi që të dilte kampion, sepse fitoi në fushë. Unë, nga ana tjetër, jam krenar për lojtarët e mi, të cilët bënë gjithçka të dilnin kampionë edhe këtë vit”, ka pohuar ai.

Josa qe dy vjet në FC Prishtinë e ka fituar një Kupë, kurse i ka humbur dy tituj, një Kupë dhe një Superkupë.