Jose Gimenez, prioritet për Interin
Inter ka në plane e tyre të transferojnë një mbrojtës të madh për sezonin e ardhshëm. Një qendërmbrojtës që në sezonin 2018-2019 duhet të zëvendësojë Mirandën dhe të formojë një çift absolut me Skriniar.
Ausilio dhe Sabatani pritet të bëjnë një investime të rëndësishme në qershor, kur masat e Fair Play Financiarë do të jenë më pak të rrepta.
Qendërmbrojtësi i Atletico Madrid, Jose Gimenez, është njëri nga emrat më të nxehtë në listën e drejtorëve sportiv.
Uruguaini sapo ka marrur pasaportën spanjolle, ai ende nuk ka mbushur 23 vjeç. Futbollisti ka qenë në Ligën e Kampionëve për disa kohë dhe për Interin të cilët kanë synim rikthimin në këtë garë, do të ishte një goditje e mirë. /IndeksOnline/