Jose Mourinho arrin marrëveshje me Kombëtaren e Portugalisë?

Jose Mourinho po largohet nga Fenerbahce në fund të këtij sezoni dhe tashmë ka gjetur vendin e ri të punës.
Siç raportojnë mediat në Turqi (Haberturk), Mourinho ka arritur marrëveshje me Kombëtaren e Portugalisë, shkruan Indeksonline
Jose pritet të emrohet trajner i Portugalisë pas ndeshjeve finale të UEFA Nations Leagues.
#SONDAKİKA | Jose Mourinho, Portekiz Milli Takımı ile anlaşma sağladı. (HT Spor)pic.twitter.com/9TkWoaQrwN
— Pause Futbol (@pause_futbol) May 15, 2025
Portugezi ka kontratë me ekipin e Fenerbahces, por raportohet se do të largohet me marrëveshje të dyanshme, që do të thotë se Portugalia s’duhet të paguajë për lirimin e tij.
Kujtojmë se Portugalia është në gjysmëfinale të UEFA Nations League dhe në qershor luan ndaj Gjermanisë. Kurse në fazën e grupeve të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, është në grupt me: Irlandën, Armeninë dhe Hungarinë./Indeksonline/
Jose Mourinho, Portekiz Milli Takımı ile anlaştı. (Habertürk) pic.twitter.com/L01yKjEyQo
— Korner Sports (@kornerspors) May 15, 2025