Jose Mourinho e siguron blerjen e parë në janar, ky është mesazhi i sulmuesit

Ola Solbakken ka zyrtarizuar lamtumirën e tij me klubin norvegjez Bodo Glimt, pas ndeshjes së tij të fundit të luajtur në ligë.
Ylli norvegjez nuk ka përmendur skuadrën e re, por është pothuajse e sigurt se do të jetë Roma. “Do t’i jem përjetësisht mirënjohës Bodos për këto vite së bashku. Jemi bërë një familje e vogël dhe kemi arritur qëllime të mëdha. Jam i bindur që këta djem do të rriten edhe më shumë në sezonet e ardhshme. Tani hapet një kapitull i ri për mua, një aventurë e re. Unë do të luaj në një ligë të madhe, me një klub të lartë. Do të jetë kënaqësi të fillosh një rrugë të re në një ligë të huaj, ndoshta një ditë do të takoj sërish Bodon, por si kundërshtar” ka thënë futbollisti.
Solbakken e ka bindur Jose Mourinhon me dy paraqitjet ndaj Romës sezonin e kaluar dhe tashmë duket se marrëveshja është e kryer./Indeksonline/