75 Mall Live Search
09:13 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2024 / L A

Jose Mourinho kritikon performancën e dobët të Fenerbahçes

Jose Mourinho nuk po kalon një kohë të mirë në Turqi.

Mbrëmë skuadra e tij barazoi ndaj Eyupsporit me rezultat 1-1, skuadër kjo që drejtohet nga ish-futbollisti, Arda Turan.

“Ishte një fatkeqësi. Sa kohë u luajt ndeshja, sa ndalesa pati gjatë ndeshjes, sa kohë ishin lojtarët në tokë.

Kjo ka ndodhur shumë herë. Prandaj, cilësia e ndeshjes ishte e ulët. Ka pasur edhe shumë gabime teknike. Kishte shumë gabime teknike. Për mua, ishte një ndeshje e dobët, me cilësi të ulët.

Unë nuk jam përgjegjës që ndeshja të jetë kaq e ulët, unë jam përgjegjës për skuadrën time dhe skuadra ime gjithashtu tregoi një paraqitje të dobët sot. Kemi bërë shumë gabime teknike individualisht”, u shpreh Mourinho.

Fenerbahçe, gjendet në vendin e dytë në Superligën turke dhe ka gjithsej 36 pikë, 5 më pak se rivali i tyre, Galatasaray./IndeksOnline/