75 Mall Live Search
08:34 / E Mërkurë, 24 Shtator 2025 / G T

Jose Mourinho ndalet në ndeshjen e dytë te Benfica

Skuadra e Benficas nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 ndaj Rio Ave-s në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në elitën e futbollit portugez.

Jose Mourinho debutoi në shtëpi me barazim te skuadra nga Portugalia, pasi ndeshjen e parë si mysafir e kishte fituar, shkruan Indeksonline

Në konferencë për media, Jose u shpreh i pakënaqur me futbollin e sotshëm që po zhvillohet.

“Nëse ky është futboll, atëherë mua nuk më pëlqen”, u shpreh tekniku portugez

Benfica me këtë barazim shkon në kuotën e 14 pikëve dhe gjendet në pozitën e 3-të./Indeksonline/