Jose Mourinho s’do pushim hiç, nis bisedimet me klubin nga Arabia Saudite

Trajneri portugez, Jose Mourinho u shkarkua nga posti te Roma për shkak të rezultateve të dobëta.
Por, duket se trajneri legjendar nuk e ka ndërmend të pushoj fare, shkruan Indeksonline
Në mediat e huaja po raportohet se skuadra nga Liga Profesionale e Arabisë Saudite, Al-Shabab ka nisur bisedimet me Mourinhon.
Nuk dihet ende se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë, por sigurisht se Jose mund të bëhet trajneri më i paguar në histori të futbollit.
Momentalisht te skuadra arabe trajner është legjenda kroate, Igor Biscan, i cili mori klubin në tetorin e vitit të kaluar dhe ka kontratë deri në vitin 2026.
Al-Shabab në radhët e veta ka lojtarë të mdhenj që kanë luajtur në Europë, përfshi: Yannick Carrasco, Habib Diallo, Carlos Junior dhe Ever Banega../Indeksonline/