75 Mall Live Search
21:45 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Jose Mourinho shpjegon se pse ia dha numrin 10 Marcus Rashfordit në Man United

Para-sezoni jo i mirë i Manchester Unitedi përfundoi në mbrëmjen e djeshme me një humbje minimale, 0-1 nga Bayern Munich në ”Allianz Arena”.

Para kësaj, Man Unitedi ka qenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku fitorja e vetme në kohë të rregullt ishte ndaj kampionit evropian, Real Madridit.

Tani fokusi i ”Djajve të Kuq” është te ndeshja e hapëse e Premier Leaguen të premten ndaj Leicester Cityt, por Man Unitedi ka lansuar disa lajme të mëdha pas miqësores me Bayernin.

Klubi nga Mançesteri ka konfirmuar se Marcus Rashford, i cili ka qenë në klub që nga viti 2005, do ta mbajë numrin special, 10 në fanellë në sezonin e ardhshëm.

FBL-GER-FRIENDLY-BAYERN-MAN U

Pas humbjes në Mynih, Jose Mourinho ishte pyetur rreth këtij vendimi dhe ai ka zbuluar arsyen e vërtetë rreth kësaj.

”Rashford gjithnjë ka pasur dëshirë ta mbajë numrin 10”, shpjegoi trajneri portugez. ”Natyrisht, ai e respektoi Wayne Rooneyn”.

”Dhe pastaj Zlatan Ibrahimovic e dëshiroi këtë numër. Dhe natyrisht se Rshford ishte gjithnjë duke e pritur mundësinë./IndeksOnline/