75 Mall Live Search
14:58 / E Diele, 02 Qershor 2024 / LB

Jose Mourinho zbarkon në Stamboll, prezantimi në orën 18:00

Jose Mourinho ka zbarkuar pak pas mesditës në aeroportin e Stambollit, kryeqytet i Turqisë, ku do të nisë një përvojë të re në krye të stolit të Fenerbahçes.

Portugezi pritet të prezantohet zyrtarisht si trajneri i ri i Fenerbahçes, në orën 18:00, në stadiumin Sukru Saracoglu

Klubi turk ka bërë disa publikime për Mourinhon dhe ka raportuar mbërritjen e tij përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë në kanalin e tij në YouTube.

https://x.com/talkFENER/status/1797237560613154853?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1797237560613154853%7Ctwgr%5Ea724353cf24c334a811a456380ddb94ac558067b%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.supersport.al%2Fvideo-jose-mourinho-zbarkon-ne-stamboll-prezantimin-ne-oren-1800%2F

Trajneri portugez, i cili ndodhej në bordin e një aeroplani privat, në shoqërinë e presidentit Ali Koç, zbarkoi në qytetin turk në orën 12:45 dhe hipi i qetë në një autobus, ku vetëm stafi i aeroportit po e vëzhgonte.