75 Mall Live Search
17:37 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Josep Borrell: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është e rëndësishme për ne

Ministri i Jashtëm i Bashkimit Evropian, Josel Borell do të vizitojë Kosovën me 30 janar, kurse Serbinë më 31 janar.

Para ardhjes së tij, Borell ka deklaruar se vizita e tij e parë zyrtare në Ballkanin Perëndimor tregon përkushtimin e BE-së për perspektivat, stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit, transmeton Indeksonline.

Ai tha gjithashtu se Ballkani Perëndimor do të jetë një përparësi gjatë mandatit të tij si ministër i Jashtëm i BE-së.

“Duke pas parasysh vendosmërinë time personale për të ecur përpara në dialogun e sponsorizuar nga BE-ja, kam dashur të vizitojë së pari Kosovën dhe Serbinë. Ka shumë punë të rëndësishme përpara nesh, përfshirë këtu edhe normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, me rëndësi të madhe për ne”, tha Borell.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së vuri në dukje se ai dëshiron të njihet me Serbinë dhe Kosovën si dhe qytetarët e tyre gjatë gjithë këtij procesi.

Duhet përkujtuar që Borell gjatë qëndrimit të tij në Kosovë do të takohet me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, përfaqësues të partive si dhe planifikon të vizitojë termocentralin Kosova B në Obiliq si dhe të realizojë një vizitë në Prizren./Indeksonline/