15:48 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Joshua: Dua të bëhem legjendë e boksit si Federer i tenisit (Foto)

Anthony Joshua dëshiron të bëhet një legjendë e boksit, ashtu siç është Roger Federer në sportin e tenisit, transmeton IndeksOnline.

28-vjeçari i cili mban titullin e WBA, IBF dhe IBO, shtoi se do ta mirëpriste luftimin me Tyson Furyn, Deonaty Wilderin dhe Joseph Parker.

Sa i përket pozitës së tij në boksin botëror, Joshua i tha “Sky Sport”: Unë e kuptoj tani, unë dua të arrij gjithçka, por një dit do t’i humbi të gjitha. Unë kurrë nuk kam luajtur një rol, unë shikoj sytë e Mohammed Aliut, i cili u bë ikonë e sportit. Unë dua ta vulos shenjën time dhe të bëhem një Federer i boksit. Unë dua të jem si Messi, Ronaldo”, ka thënë Joshua.

Sipas të gjitha gjasave, kundërshtari i radhës për Joshuan do të jetë boksieri nga Zelanda e Re, Joseph Parker.

“Ne i kemi dërguar ofertë atij, mezi pres të marr përgjigje”

“Dua të jem kampion i padiskutueshëm i botës, dhe për atë unë dua të luftoj me Wilderin dhe Parkerin”, vazhdoi kampioni botëror në peshat e rënda.

Meçi i fundit i Joshuas ishte kundër boksierit nga Kameruni, Carlos Takam, të cilën e fitoi me K’O./IndeksOnline/