Joshua i bën thirrje publikisht Furyt që të ndeshet me të!

Pas fitores së madhe ndaj Kubrat Pulev, Joshua ka pranuar publikisht se dëshiron një meç me Tyson Furyn.
Joshua e mposhti boksierin bullgar në rundin e nëntë me një nokaut të frikshëm, shkruan IndeksOnline
“Tyson Fury? Duhet t’i pyesni edhe tifozët”, tha Joshua duke konfirmuar vendosmërinë e tij të ballafaqohet me bashkëkombësin e tij.
“Unë jam i gatshëm për të gjithë, i gatshëm t’i nokautoj të gjithë”, shtoi ai.
Promotori i tij, Eddie Hearn shtoi: “Fury? E dimë se çfarë duhet të bëjmë, e dimë se çfarë dëshiron AJ edhe pse ai deklarohet më i rezervuar. Do të punojmë drejt marrëveshjes”.
Kujtojmë se Joshau aktualisht ka 24 fitore në 25 ndeshje, një humbje dhe 23 meçe i ka përfunduar me nokaut./IndeksOnline/