08:35 / E Diele, 21 Gusht 2022 / Gj. Sh

Joshua i mërzitur pas ndeshjes, shpërthen në lot në konferencën për media (VIDEO)

Anthony Joshua nuk ia doli dot ta mposht bokserin ukrainas Oleksandr Usyk as në ndeshjen e reavanshit, e cila u zhvilluara të shtunën mbrëma në Arabinë Saudite.

Britaniku humbi meqin pas vendimit të gjyqtarëve, pasi për 12 raunde asnjëri boksier nuk arriti ta përfundoj meqin para kohe, shkruan IndeksOnline.

Kjo ishte humbja e dytë e Joshuas nga Usyk, pasi edhe në shtator të vitit të kaluar ukrainasi fitoi me vendim të gjyqtarëve.

32 vjeçari britanik e përjetoi rënd humbje e mbrëmshem, ku gjatë konferencës për media tha se ndihet i mërzitur për humbjen dhe shpërtheu në lot.

“Është vërtet shumë e vështirë për mua të them se jam krenar për veten time. Unë jam i mërzitur, me të vërtetë, thellë në zemrën time”, deklaroi Joshua./IndeksOnline/