75 Mall Live Search
00:41 / E Diele, 01 Prill 2018 / indeksADMonline

Joshua mposht Parkerin dhe ia rrëmben titullin WBO

Anthony Joshua ka mposhtur bokserin nga Zelanda e Re, Parker, duke mbrojtur titujt WBA, IBF, IBO dhe duke i marrë titullin WBO kundërshtarit.

Të dy boksierët ishin mjaft të kujdesshëm dhe meçi përfundoi pa nokaut.Joshua në fund doli fitues me anë të pikëve, pasi fitoi 10 raunde ndërsa 2 raunde i takuan Parker.

Ky është meçi i 21-të i Joshuas, i cili nuk numëron asnjë humbje në karrierë.

Joshuas i mbetet që të dueloj me Deontay Wilder, i cili mbetet kampion bote në kategorinë e rëndë në versionin WBC, dhe për herë të parë, pas një kohe shumë të gjatë mund të kemi kampion absolut të kategorisë së rëndë dhe boksier i cili mban tituj në katër versionet e mëdha (WBC, WBA, IBF dhe WBO). /IndeksOnline/