Joshua në bisedime për tu ndeshur në amfiteatrin gjigant të Kroacisë

Anthony Joshua është në bisedime për tu ndeshur me Kubrat Pulev në amfiteatrin e Kroacisë në muajin gusht.
Këtë e ka konfirmuar vet menaxheri i bokserit, transmeton IndeksOnline.

“Ne i kemi dhënë vetes katër javë për të kërkuar një territor të ri nëse situata dhe masat në Angli nuk ndryshojnë” tregoi menaxheri.
Po ashtu menaxheri i pyetur se kur mund të ndodhë ndeshja, u përgjigj duke thënë në muajin gusht ose shtator./IndeksOnline/.