08:11 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Joshua ose Wilder? Tyson Fury: “JO” asnjërin, e dua këtë kundërshtar (Foto)

Tyson Fury pritet të rikthehet në arenën e boksit pas pauzës dy vjeçare.

Lufta kundër Wladimir Klitschkos ishte e fundit për boksierin nga Britania e Madhe, transmeton IndeksOnline.

Që nga ajo kohë, kanë ndryshuar shumë gjëra, emrin e kampionit po e mban Anthony Joshua, e mbrapa tij gjendet Deonaty Wilder.

“Unë pashë luftën me Manuel Charr dhe Alexander Ustinov, ishte fantastike. Charr ka pasur një operacion ku pothuajse vdiq, ai u godit me thikë, por tani është kampion botëror i peshave të rënda. Për rikthim dua dikë si Manuel Charr, e jo të kalibrit Wilder, Joshua ose Parker”, ka thënë Fury.

Ende nuk është shfaqur ndonjë datë zyrtare për rikthimin e Furyt, por ky i fundit tashmë është larguar luftrat e mundshme, kundër Joshuas dhe Wilderit./IndeksOnline/