15:55 / E Premte, 06 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Joshua reagon pasi kryen matjet zyrtare

Anthony Joshua dhe Andy Ruiz do të masin forcat për herë të dytë nesër rreth orës 20:00.

Sot, të dy boksierët kryen matjet zyrtare para ndeshjes.

Joshua kishte rënë në peshë me 107 kg, ndërsa Ruiz vetëm sa ka shtuar, plot 128 kilogramë.

Pas matjeve, Joshua në llogarinë e tij në Facebook shkroi: “S’ka frikë në zemrën time, s’ka frikë në sytë e mi, ska frikë në mendjen time”.

Joshua duket vendimtar për të fituar këtë ndeshje dhe do hyjë në duel për ta nokautuar Ruizin./Indeksonline/