Joshua refuzon të ulet në gjunjë në nderim të personave që janë viktima të fyerjeve në baza racore, kjo është arsyeja

Boksieri amerikan, Anthony Joshua një ditë para meçit të madh ndaj Kubrat Pulev, thotë se refuzon të ulet në gjunjë për të nderuar personat që fyen në baza racore.
Por, një deklaratë pak minuta më parë në rrjetin e tij zyrtar në ‘Twitter’, ka ngjallur reagime të mëdha te shumë njerëz, shkruan IndeksOnline
Joshua thotë se ai nuk e bënë këtë veprim, pasi ky gjest harrohet shumë shpejtë, por duhet bërë diçka më të madhe se kjo, për njerëzit që fyen në baza racore.
“Jo nuk do ta bëj atë. Mendoj se ka shumë më tepër lloje të mirëfillta të shembujve. Nuk jam kundër, larg asaj, por unë mendoj se duhet të punojmë më shumë dhe në aspekte tjera, jo vetëm një gjest i cili nuk zgjatë më shumë se një minutë”, ka thënë mes tjerash Joshua.