75 Mall Live Search
15:42 / E Enjte, 26 Qershor 2025 / G T

Joshua takohet me një tifoz në Barcelonë, e mëson si të bëjë boks

Ish-kampioni i Botës në boks, Anthony Joshua gjendet në pushime në Barcelonë.

Ai ka takuar një tifoz të tij dhe videon e publikuar në rrjetet sociale shihet se si po e stërvit atë, shkruan Indeksonline

“Pa folur, thjesht dy të panjohur në element, duke bërë atë që dëshirojmë”, u shpreh Joshua

Boksieri britanik po e mësonte djaloshin se si të bëjë boks.

35-vjeçari është duke punuar të aranzhoj një meç të ri. Lufta e tij e fundit ishte ndaj Danie Dubois, të cilin e humbi./Indeksonline/