75 Mall Live Search
20:32 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Joshua tallet me Wilder, teksa tregon këshillën më të keqe që ka pranuar

Anthony Joshua është tallur me Deontay Wilder, teksa ka zbuluar edhe këshiillën më të keqe që një boksier mund ta marrë nga një menaxher.

Britaniku ishte duke diskutuar në lidhje me atë se çfarë i nevojitet sportistëve për t’u mbrojtur nga menaxherët e dobët – por e ka bërë të qartë se shefi i Matchroom Sport, Eddie Hearn nuk bën pjesë në këtë listë.

”Unë vetëm mendoj diçka të tillë si, ‘mos u mërzit djalosh – vetëm fokusohu në boks dhe lë gjërat tjera te tjerët”, tha Joshua për DAZN, transmeton IndeksOnline.

Intervistuesi ndërhyri: ”Eddie Hearn e tha këtë?”.

”Jo”, insistoi Joshua. Nuk jam duke e thënë këtë për Hearn. Por, ju e dini se për çfarë po flasë”.

”Unë mendoj se është e rëndësishme për një menaxher ta edukojë studentin e tij”.

Duke prekur theksin amerikan dhe duke e shikuar kamerën, Joshua imitonte sjelljen e rivalit të tij të radhës, Wilder./IndeksOnline/