Jota fantastik, e kthen Liverpoolin në luftë për top-4

Skuadra e Liverpoolit ka fituar derbin e javës në Premierligë.
Kampioni aktual fitoi 3 me 0 në ‘Emirates’ ndaj Arsenalit në xhiron e 30-të, shkruan IndeksOnline
Gola në pjesën e parë nuk pati përkundur rasteve të shumta nga të dyja skuadrat.
Në pjesën e dytë, ekipi i Jurgen Kloppit shënoi tre gola.
Ishte Diogo Jota ai që me të inkuadruar në lojë, ndryshoi gjithçka. Sulmuesi shënoi dy gola sonte, një në minutën e 64’tën dhe një në minutën e 82’të.
Gol në këtë takim shënoi edhe sulmuesi egjiptian, Momo Salah.
Me fitore, Liverpooli futet në garë për një vend në UEFA Champions League. ‘The Reds’ tani kanë grumbulluar 49 pikë, dy më pak se vendi i katërt – Chelsea (51)./IndeksOnline/